Ministri i jashtëm francez ka deklaruar se pazaret e Rusisë në fushatën presidenciale në Francë janë ‘të papranueshme’.
Jean-Marc Ayrault, në një intervistë për Journal Gazete du Dimanche, tha se Rusia është duke sulmuar fushatën e Emmanuel Macron, ndërsa është duke favorizuar kandidatët pro-rusë si Francois Fillon dhe nacionalisten Marine Le Pen, transmeton portali arbresh.info.
Përgjegjësit për fushatën parazgjedhore të Macron kanë theksuar se janë sulmuar nga hakerët rusë, ndërsa Kremilini e ka mohuar një gjë të tillë.
“Kjo lloj ndërhyrje në zgjedhjet në Francë edhe e papranueshme dhe francezët nuk do të pranojë ndonjë diktatat në zgjedhjen e tyre”, citohet të ketë thënë Ayrault.
Qeveria franceze ka mbajtur një takim rreth sigurisë ku është diskutuar për shqetësimet e ngritura dhe për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë edhe në zgjedhjet presidenciale në Francë./Arbresh.info
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...