Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se vendi i tij është ‘nën sulm’ të vazhdueshëm nga ekstremistët fetarë pas sulmit të Nice, ku një gruaje dhe dy të tjerëve iu pre koka pranë një kishe.
Duke thirrur “Allahu Akbar” ( Zoti është i madh), një burrë i armatosur, i identifikuar me origjinë nga Tunisia, me thikë hyri në bazilikën e Notre-Dame, duke prerë kokën një grua të moshuar dhe duke plagosur rëndë një grua të tretë që shpëtoi dhe më vonë vdiq, një polici burim i tha AAP, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet franceze kanë marrë vendim që për sigurinë e vendit të nxjerrin në rrugë ushtrinë.
Rreth 4000 trupa, numri i të cilëve edhe mund të rritet, janë vendosur në të gjithë vendin për të mbrojtur vendet kryesore në Francë, si kishat dhe shkollat.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për ‘forcë përballë terrorizmit’ që ka goditur vendin.
Sinjalizimi i sigurisë gjithashtu është ngritur në nivelin më të lartë.
Policia identifikoi vrasësin e dyshuar si migrant 21-vjeçar Brahim Aouissaoui, një migrant tunizian i cili kishte hyrë kohët e fundit në Francë nga Italia.
Franca përpos sulmeve terroriste është duke vuajtur edhe numrin në rritje të personave me Covid-19 dhe nga dita e premte pritet të hyjë në një izolim të plotë./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...