Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk do ta pranojë aneksimin e Rusisë të gadishullit të Krimesë.
Duke folur për gazetarët pas takimit me presidentin ukrainas Petro Poroshenko në Paris, Macron tha që Franca është e përkushtuar në sovranitetin e Ukrainës me kufijtë e njohur, transmeton portali arbresh.info.
Macron deklaroi se i kishte përçuar mesazhin e Francës për implementimin e Marrëveshje së Minskut në vitin 2015 për dhënien fund të dhunës mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Implementimi i marrëveshjes së armëpushimit mbetet i bllokuar edhe pas më shumë se dy viteve./Arbresh.info
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...