Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Franca nuk ka “qëllim për t’iu përgjigjur ushtarakisht” pushtimit rus në Ukrainë, por shtoi se Parisi do ta mbështet në mënyrë financiare Ukrainën.
Le Drian paralajmëroi se një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte “katastrofike për të gjithë, veçanërisht katastrofike për Rusinë para së gjithash”, shkruan France 5, transmeton portal arbresh.info
“Pushtimi rus në Ukrainë do të sjellë pasoja katastrofike”, tha ai për kanalin francez France 5, duke shtuar se pasojat ekonomike do të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u përballuar.
Me “masa bindëse mjaftueshëm të forta”, Franca shpreson që presidenti Putin “të reflektojë me të vërtetë mbi rreziqet që po ndërmerr”, nëse Rusia nis një ofensivë kundër Ukrainës, tha ai.
Le Drian përsëriti se çdo akt i rëndësishëm rus kundër sovranitetit të Ukrainës do të shkaktonte “pasoja masive” dhe sanksione nga Franca dhe aleatët e tjerë ukrainas kundër Moskës./arbresh.info/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...