Franca ka deklaruar se nuk do të njohë shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, e cila pritet të shpallet nga qeveria rajonale.
“Deklaratata e pavarësisë do të ishte e njëanshme, prandaj ne nuk do ta njohim”, ka thënë Ministrja e jashtme, Nathalie Loiseau, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka kërkuar nga Spanja dhe Katalonia që të gjejnë një rrugë diplomatike për të dalë nga kriza e shkaktuar që pas mbajtjes së referendumit në javën e kaluar.
“Katalonia nuk mund të përcaktojë pavarësinë vetëm nga mbajtja e referendumit”, ka shtuar ajo. “Kjo krizë duhet të zgjidhet përmes dialogut në të gjitha nivelet e politikës spanjolle”.
Loiseau ka përsëritur paralajmërimin e Komisionit Europian se Katalonia e pavarur do të gjendet jashtë BE-së dhe do të detyrohet që të aplikojë për anëtarësim.
“Nëse do duhet njohur pavarësia, e cila është temë që nuk diskutohet, pasojat e menjëhershme do të ishin për vetë Kataloninë, sepse ajo do mbetej jashtë BE-së”, ka shtuar ajo.
Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, do të sjellë rezultatet e referendumit para Parlamentit rajonal gjatë ditës së martë.
Sipas qeverisë katalanasë, 90% e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro pavarësisë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...