Autoritetet franceze thonë se kanë vrarë udhëheqësin e Al-Kaidës në Maghrebin Islamik, Abdelmalek Droukdel, në Malin verior. Nëse konfirmohet, kjo do të përfaqësonte një fitore të madhe në luftën kundër terrorizmit në rajonin Sahel. Al-Kaeda në Maghrebin Islamik, ose AQIM, është një organizatë militante islamike që synon të rrëzojë qeverinë algjeriane e të krijojë një shtet islamik.
Abdelmalek Droukdel dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij besohet se janë vrarë në 3 qershor nga forcat franceze me mbështetjen e partnerëve të tyre. Në disa postime ne twiiter, ministri Francez i Mbrojtjes Florence Parly tha se operacioni i zhvillua në Malin e veriut pranë kufirit algjerian, ku grupet ekstremiste janë aktive.
Udhëheqësi xhihadist ishte përgjegjës për Al-Kaidën në operacionet e Maghrebit islamik në Sahel. AQIM nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Droukdel. Komanda amerikane e Afrikës konfirmoi se kishte dhënë ndihmë në gjurmimin e Droukdel me informacione zbulimi e mbështetje sipas kolonelit Chris Karns. “Ky mision është një fitore kolektive” shtoi zyrtari amerikan.
Kombet e Bashkuara thonë se Droukdel ishte një ekspert i eksplozivëve dhe se kishte prodhuar pajisje që ishin përdorur për të vrarë me qindra civilë në sulme në vende publike. Në vitin 2013 autoritetet alegjeriane e dënuan atë me vdekje për përfshirjen e tij në hedhjen në erë të një ndërtese qeveritare dhe zyrave të Komitetit të Refugjatëve të OKB-së në Algjeri, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën 177 të tjerë, raporton VOA.
AQIM u formua nga një grupim i islamistëve radikalë algjerianë, që e ka zanafillën në fund të viteve 1990, të cilët në vitin 2007 i premtuan besnikëri rrjetit Al-Kaida të Osama bin Ladenit.
Grupimi ka marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh ndaj trupave ushtarake e civilëve në të gjithë Sahel-un, përfshirë dhe sulmin në 2016 në një hotel e restorant në Burkina Faso ku u vranë 30 vetë, kryesisht shtetas perëndimorë.
Franca njoftoi gjithashtu të premten se kishte kapur një udhëheqës të Shtetit Islamik në Saharanë e Madhe (EIGS), që drejton një grupim që ka kryer sulme të shpeshta përtej kufijve perëndimorë të Nigerit.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...