Google ADS

Franca n’hall, kërkon nga vendet arabe të ndalojnë bojkotin e mallrave franceze

11:39 | 26 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Franca ka kërkuar nga vendet e Lindjes së Mesme që t’i japin fund thirrjeve për bojkot të mallrave të saj, në shenjë proteste kundër Presidentit Emmanuel Macron, i cili deklaroi se ‘Franca do të mbrojë karikaturat e saj’.

Ministria e jashtme franceze tha se thirrjet “e pabazuara” për një bojkot po “bëheshin nga një pakicë radikale”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar.

Ndërkohë, janë zhvilluar protesta në Libi, Siri dhe në Rripin e Gazës.

Paris, i’a pret kokën pasi i tregoi nxënësve karikatura me profetin Muhamed

Reagimi erdhi nga komentet që Presidenti Macron bëri gjatë homazheve pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi francez, i cili shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Presidenti tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.

Liderët politikë në Turqi dhe në Pakistan kanë akuzuar Macron se nuk ‘respekton lirinë e besimit’ dhe se ka ofenduar myslimanët që jetojnë në Francë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme