Ekipet e shpëtimit me helikopterë kanë shpëtuar të paktën 750 persona në jug të Francës, pasi shirat e rrëmbyer nxorën nga shtrati lumenjtë.
Të paktën një turist, një 70-vjeçar gjerman, rezulton i zhdukur pasi po ndihmonte disa fëmijë në një prej 5 kampeve që u evakuuan.
Në disa zona ra deri në 10 centimetra shi, në më pak se 3 orë.
Të dhënat e para, sipas asaj që shkruan “Mirror”, flasin për të paktën 4 fëmijë që po trajtohen për hipotermi.
Policia tha se 70-vjeçari, i cili rezulton i humbur, po shoqëronte një grup prej 100 fëmijësh gjermanë që u evakuuan nga një zonë kampingu në Saint-Julien-de-Peyrolas, rreth 60 kilometra në veri të Avignon.
I bllokuar nga balta dhe rrymat e rrëmbyera, pasi lumi Ardeche doli nga shtrati, ai u fut brenda automjetit të tij, por ky i fundit u rrëmbye nga uji.
Deri më tani ai është i vetmi i zhdukur pas operacionit të shpëtimit, që u fokusua në kampingjet në këtë zonë, ku vala e të nxehtit përfundoi në stuhi dhe përmbytje
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...