Google ADS

Franca ndihmoi Izraelin në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit

09:32 | 14 Prill 2024
E.H

Ushtria izraelite thotë se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit.

“Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë – dhe unë e di se ata po kontribuonin në patrullimin e hapësirës ajrore,” tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Ai shton se nuk ka detaje të sakta nëse avionët francezë kanë rrëzuar ndonjë nga raketat e Iranit.

Kujtojmë se MB, SHBA dhe Jordania gjithashtu ndihmuan në përpjekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme