Kryeministri francez, Jean Castex, ka njoftuar për kufizme të ashpëra kufitare për shkak të pandemisë.
Nga dita e diel, qeveria franceze ka marrë vendim që të ndalojë të gjitha udhëtimet, përveç thelbësore, me vendet që nuk janë anëtare të BE-së, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kërkesat e testimit nga brenda BE do të shtrëngohen gjithashtu.
Castex tha se policia do të rrisë zbatimin e tyre të një rrethimi policor në mbrëmje dhe rregullave të tjera tashmë të vendosura.
Infeksionet mbeten të larta në Francë, përkundër masave të rrepta të marra së fundmi.
Kufizimet e reja do të prekin Britaninë e Madhe, e cila tani nuk është pjesë e BE-së, por ministri i saj i transportit sqaroi në Tëitter se ndryshimi nuk do të ndikonte transportuesit që transportojnë mallra nga Britania e Madhe.
Kërcënimi për një izolim të tretë kombëtar ka shkaktuar debat, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se do të ishte mëse e nevojshme një izolim i ri, për shkak të përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit dhe numrit të lartë të pacientëve nëpër spitale.
Franca raportoi 820 vdekje gjatë ditës së premte, duke e çuar totalin e regjistruar në rang kombëtar në 75,620. Më shumë se 27,000 njerëz janë në spital duke u trajtuar nga koronavirusi, ndërsa rreth 3 mijë pacientë janë në kujdesin intensiv.
Ndryshe nga shumë vende tjera europiane, Franca i ka rezistuar imponimit të një bllokimi kombëtar në përpjekje për të frenuar nivelet e larta të infeksionit pas festave të fundvitit./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit