Dekreti i qeverisë franceze, i cili ndalon riprodhimin e delfinëve dhe orkave të mbajtura në robëri, ka shkaktuar reagime të ashpra në disa prej parqeve më të mëdha të argëtimit në vend. Drejtuesi i njërit prej tyre, “Marineland”-it në Antibe, është i bindur se ligji i ri do të ketë impakt negativ.
“Imponimi i një ligji të tillë do të na detyrojë t’i vendosim këto gjallesa në një situatë stresi. Do të duhet t’i ndajmë nga njëra-tjetra, t’u japim trajtime kimike nga frika e riprodhimit. Jam i sigurtë se do të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e tyre. Nuk është normale, nuk është logjike të pretendosh se po nxjerr një vendim në të mirë të kafshëve, e nga ana tjetër t’i dëmtosh”, tha Jon Kershaw, drejtor i parkut “Marineland”.
Kershaw ka ndërmend t’i kundërvihet zbatimit të këtij legjislacioni, së pari duke përcaktuar se çfarë veprimesh ligjore mund të ndërmerren, e pastaj me krijimin e peticioneve “online”. Shtysën për këto të fundit e merr nga interesi i madh që ka shfaqur opinioni publik, për të ndihmuar në kundërshtimin e ligjit polemizues.
Qëllimi i klauzolës së shtuar nxitimthi, e që për subjektet e prekura ishte një hap i paparalajmëruar, pretendohet të jetë fundi i robërimit të delfinëve dhe balenave vrasëse në Francë.
Aktivistja Caroline Camus e sheh nismën si një mënyrë të mirë për t’i dhënë fund mbajtjes peng të këtyre gjallesave. Lëvizja “Sans Voix Paca”, së cilës ajo i përket, ka organizuar çdo muaj protesta kundër robërimit të kafshëve me kërkesën t’i jepet fund qerthullit riprodhues, që furnizon parqet me delfinë të rinj të lindur brenda tyre, e lëshimit në natyrë të gjitarëve të tjerë ujorë të ndodhur atje.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...