Franca ka ndaluar përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscay për të mbrojtur delfinët. Vendimi hyn në fuqi të hënën dhe zgjat deri më 20 shkurt, duke prekur pikat e peshkimit në brigjet e Atlantikut të vendit.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 9,000 delfinë vdesin në gji çdo vit pasi janë kapur aksidentalisht në pajisje peshkimi. Peshkatarët vendas thonë se ndalimi është absurd por qeveria ka premtuar kompensim.
Gjykata më e lartë administrative e vendit, Këshilli i Shtetit, vitin e kaluar , urdhëroi masën pasi ambientalistët kërkuan mbrojtje më të mirë për gjitarët detarë.
Peshkimi do të ndalet pothuajse tërësisht gjatë ndalimit që mbulon një zonë nga Finistere në Brittany deri në kufirin spanjoll.
Disa në industri vlerësojnë se mund të humbasin miliona euro të ardhura, por qeveria franceze ka premtuar kompensim. Ministri Christophe Béchu tha se deri në 75% të humbjeve do të mbulohen dhe paguhen sa më shpejt të jetë e mundur./abcnews.al
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali