Ndryshimet në referendum duhet të miratohen nga Asambleja Kombëtare dhe Senati, ka bërë të ditur Emmanuel Macron.
Presidenti francez, tha se Franca mund të zhvillojë referendum lidhur me ndryshimeve klimatike, në përpjekje që të ndalojë protestat e vazhdueshme për këtë çështje.
Këtë njoftim, Macron e bëri pasi u takua me rreth 150 zyrtarë në Këshillin Ekonomik, Social dhe Mjedisor në Paris dhe diskutoi hapat e mundshëm, që mund të merren drejt ndryshimit të klimës.
Ai tha se ndryshimet në referendum, duhet të miratohen nga Asambleja Kombëtare dhe Senati, ndërsa çdo ndryshim në këtë çështje, do të hyjë në fuqi, nëse miratohet publikisht. Macron, gjithashtu vuri në dukje, se rritja e kostos së karburantit, që filloi protestën ishte “gabim”.
Protestat e Jelekëve të Verdhë, që filluan më 17 nëntor të vitit 2018 në reagim ndaj rritjes së kostove të karburantit dhe padrejtësisë ekonomike, më vonë zgjeruan në trazira vdekjeprurëse kundër qeverisë.
Shumica e protestuesve përdorin jelekët e verdhë, pjesë e komandës standarde të sigurisë në makinat franceze, për t’i bërë anëtarët më lehtë të dukshëm. /Telegrafi/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës