Kryeministri francez, Jean Castex, nuk e përjashton mundësinë se vendi mund të shkojë drejt në izolimi për shkak të numrave në rritje me koronavirus.
Nëntë qytete të mëdha, duke përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin, janë në gatishmëri të lartë për virusin, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se Franca është goditur nga një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Numri i njerëzve të infektuar po rritet me shpejtësi në të gjithë vendin, dhe situata në spitalet franceze po përkeqësohet dita ditës.
“Asgjë nuk mund të përjashtohet, sepse ne po shohim situatën që është krijuar nëpër spitale”, tha ai, për France info.
“Bllokimi kombëtar duhet të shmanget, prandaj u bëjmë thirrje francezëve që të ndihmojnë në respektimin e masave”, shtoi ai.
Qeveria do të analizojë situatën epidemiologjike në një takim të Këshillit të Mbrojtjes të mërkurën për të përcaktuar nëse duhen masa shtesë pas futjes së kufizimeve të rrepta në disa qytete të mëdha.
Pas këtij takimi, Presidenti francez, Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit.
Niveli maksimal i paralajmërimit francez hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në rajon tejkalon 250 raste për 100,000 njerëz dhe kur të paktën 30 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19.
Drejtori i agjencisë së shëndetit publik të rajonit të Parisit, Aurelien Rousseau, paralajmëroi se janë gjithnjë e më pak shtretër në kujdes intensiv për shkak të rritjes së papritur të infeksioneve serioze virale.
“Që nga ky mëngjes, ne kemi 474 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, që do të thotë se ne kemi mbushur më shumë se 42% të kapacitetit për pacientët,” tha Ruso.
Që nga fillimi i epidemisë, në Francë kanë vdekur 32,730 njerëz nga koronavirusi./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...