Franca do të mobilizojë mbi 100 mijë policë dhe xhandarë në prag të Vitit të Ri, me qëllim që të ndalojë grumbullimet e njerëzve.
E gjithë kjo masë është duke u marrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Siguria shtesë gjithashtu ka për qëllim që të ndalojë djegjen e makinave, gjë që ndodh shpesh në natën e Vitit të Ri.
Franca ka konfirmuar 2.6 milionë raste me koronavirus, duke u renditur kështu në vendin e pestë të numrit më të madh të të infektuarve në botë.
Si pasojë e koronavirusit, më shumë se 64 mijë persona kanë humbur jetën.
Sikurse shumë vende tjera të Europës, edhe Franca do të kalojë festë të heshtur.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka urdhëruar një prani të dukshme të sigurisë në qendrat e qyteteve dhe pikat e periferisë nga 20:00, kur fillon ndalimi i orarit.
Në Paris gjysma e linjave të metrosë do të mbyllet në mbrëmje, ndërsa Darmanin gjithashtu kërkoi që të merret në konsideratë një mbyllje më e gjerë e transportit publik në të gjithë vendin.
Pavarësisht rasteve në rritje dhe shqetësimeve rreth një lloji të ri më ngjitës të sëmundjes, një zëdhënës i qeverisë tha se nuk kishte nevojë për bllokime lokale për tani.
Franca ka pasur dy mbyllje kombëtare dhe bare, restorantet dhe atraksionet kulturore do të qëndrojnë të mbyllura deri në janar./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës