Rreth 100 mijë policë e xhandarë janë mobilizuar në Francë për natën e Vitit të Ri, njoftoi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili theksoi se këtyre do t’u shtoheshin edhe ushtarë e zjarrfikës, në të gjithë territorin e vendit.
Shën Silvestri, në Francë, është një nga netët kur regjistrohet numri më i madh i viktimave, me mesatarisht 15-20 të vdekur.
“Nuk ka një kërcënim të veçantë terrorist, por niveli i rrezikut është gjithmonë i lartë”, deklaroi Castaner në lidhje me rrezikun e atentateve.
Këtë vit, për shkak të grevës, metrotë nuk do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës, si zakonisht, ndaj do të rritet siguria në linjat e autobusëve dhe tramvajeve të natës.
Në shëtitoren “Champs-Elysées” priten të mblidhen rreth 250 000-300 000 persona./ATSH/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person