Google ADS

Franca me taksa të reja, qeveria mendon të rikthejë taksën e pronave

00:29 | 6 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux nuk e përjashton një rikthim të mundshëm tek taksa mbi pasurinë, taksë që presidenti Emmanuel Macron e ka hequr prej kohësh, duke u cilësuar për këtë arsye “presidenti i të pasurve”.

Intervistuar në radio, Griveaux siguroi për herë të parë se ekzekutivi mund të bëjë një zbulim të bujshëm në lidhje me atë vendim të diskutueshëm, i cili sot po konstestohet me ashpërsi nga “jelekët e verdhë”.

Aktualisht e ashtuquajtura “Impot sur la Fortune” është eliminuar dhe zëvendësuar nga tatimi mbi pronën (Ifi). Griveaux shpjegoi se kjo do të jetë objekt i një vlerësimi në fund të vitit 2019, dhe “nëse nuk funksionon, ne do të heqim dorë,” tha ai. Këto fjalë i mirëpret edhe Ministrja për Mundësi të Barabarta, Marlene Schiappa.

“Nuk është më vetëm pozicioni im, por edhe ai i qeverisë. Nëse transformimi i vlerësimit të taksës mbi pasurinë nuk do të tregojë se fondet janë injektuar sa duhet në ekonomi, qeveria do ta kthejë atë”, u shpreh Griveaux.

Kryeministri Francez, Edouard Philippe, të martën ka njoftuar ndërprerjen për 6 muaj të masave që do duhej të hynin në fuqi me 1 Janar 2019. Pyetjes nëse ky vendim është një hap prapa nga ana e qeverisë, i është përgjigjur zëdhënësi i tij.

“Roli i politikës është që të mos jemi të shurdhër dhe të mos jemi të verbër. Kështu që, le ta ndryshojmë metodën. Metoda e re do të jetë vendosja e njerëzve rreth tryezës, dhe për tre muaj do ta aplikojmë këtë metodë nëpër të gjithë territorin Francez”, u shpreh zëdhënësi i Philippe./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme