Franca do t’i japë Libanit një paketë të ndihmës në vlerë prej 100 milionë eurosh, bëri të ditur presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një konference ndërkombëtare në Paris më 24 tetor.
Macron tha se “është e nevojshme që ndihma masive e menjëhershme për popullin libanez, si për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta, por edhe për komunitetet që po i strehojnë”.
Lufta mes Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike libaneze – dhe Izraelit ka detyruar 1 milion persona të zhvendosen në Liban.
Si pasojë e luftimeve, më shumë se 2.500 persona janë vrarë dhe është thelluar kriza ekonomike në Liban.
Organizatorët francezë të konferencës ndërkombëtare kanë thënë se shpresojnë që pjesëmarrësit të zotohen për ndihmë humanitare që do të arrijë shifrën prej 426 milionë dollarësh, që sipas Kombeve të Bashkuara, i duhen urgjentisht Libanit./abcnews.al
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...