Autoritetet franceze njoftojnë se udhëtarët që vijnë nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së nuk do të kenë më mundësi të futen në Francë përmes testit të shpejtë për Covid-19.
Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga 18 janari, sipas këtij dokumentit të qeverisë franceze, udhëtarëve jashtë BE-së nuk u vlen testi me antigjen, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
Këto teste, të cilat e japin rezultatin më shpejt, janë përdorur gjerësisht nga vozitësit e kamionëve që transportojnë mallra mes Britanisë dhe Francës.
Ndryshe, Franca është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Evropë. Deri tani, atje janë regjistruar mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 69.000 persona të vdekur nga Covid-19. / arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...