Autoritetet franceze kanë mbyllur një xhami në rajonin francez të Oise për predikime radikale nga imamët gjatë të cilave ai mbrojti xhihadin.
Xhamia në qytetin e Beauvais do të qëndrojë e mbyllur për gjashtë muaj, thanë autoritetet lokale.
Autoritetet në rajonin Oise thonë se imami i quajti xhihadistët heronj në predikimet ndërsa nxiti urrejtje dhe dhunë, raporton france24.
Dy javë më parë, Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se procesi i mbylljes së Xhamisë së Madhe në Beauvais, 100 km në veri të Parisit, ishte nisur sepse imami kishte “kritikuar të krishterët, homoseksualët dhe hebrenjtë” në predikimet e tij.
Një avokat i shoqatës që drejton xhaminë tha se fjalët e imamit, i cili sapo ishte konvertuar në Islam, ishin “jashtë kontekstit”. Ai shtoi se imami në fjalë tani është suspenduar nga detyra.
Por ministria e brendshme tha se njeriu, për të cilin xhamia tha se vetëm herë pas here predikonte, “në fakt funksionon si një imam i rregullt” dhe shpesh ka mbrojtur “praktikën rigoroze të Islamit” dhe “epërsinë e tij mbi ligjet e Republikës”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...