Fabrika gjigande e gazit ka mbyllur operacionin e saj dhe ka tërhequr të gjithë stafin nga Mozambiku, pas sulmeve vdekjeprurëse të xhihadistëve islamistë.
“Kompania Total është mbyllur”, tha për AFP një burim, duke shtuar se “do të jetë e vështirë t’i bindësh ata të kthehen” këtë vit, transmeton portali arbresh.info
Sipas një burimi ushtarak theksohet se të gjitha objektet janë braktisur.
“Total bëri një vendim për të evakuuar të gjithë stafin e saj”, pasi mbikëqyrja e dronëve tregoi se kryengritësit ishin në zona “shumë afër” me uzinën e gazit në Afungi”, tha burimi.
Gadishulli Afungi është vetëm 10 kilometra (gjashtë milje) nga qyteti i Palma, i cili u sulmua më shumë se një javë më parë, duke rezultuar në vdekjen e dhjetëra njerëzve, përfshirë të paktën dy punëtorë të huaj.
Sulmet e organizuara nga militantët islamik në Mozambik filluan me 24 mars.
Mediat ndërkombërate raportojnë për një krizë të re refugjatës, pasi qindra njerëz nga Mozambiku kanë filluar të braktisin shtëpitë e tyre./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike