Franca po sugjeron se Siria dhe Rusia mund të mbulojnë provat e sulmit të dyshuar me armë kimike dhe ka kërkuar që inspektorët ndërkombëtarë të kenë qasje në qytetin sirian ku ka ndodhur sulmi.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha në një deklaratë të premten se inspektorët nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike duhet të kenë “qasje të plotë, të menjëhershme dhe të papenguar” në qytetin sirian të Doumës për të hetuar sulmin e 7 prillit, transmeton portali arbresh.info
Le Drian tha se dy javë të “pengimit” nga Rusia dhe Siria “po dëmtojnë cilësinë e hetimit” dhe ka për qëllim të lejojë autorët e pacaktuar të “të zhduken dëshmitë dhe provat materiale”.
Franca, SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore në disa baza ushtarake të Sirisë, si përgjigje kundër sulmeve me armë kimike./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...