Google ADS

Franca këmbëgul se nuk gënjeu për gruan më të vjetër në botë

22:08 | 18 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Zyrtarët francezë kanë refuzuar të ndryshojnë certifikatën e vdekjes së personit më të vjetër në botë, edhe pse Rusia thotë që është mashtrim.

Jeanne Calment vdiq në 1997 në moshën 122, por një studim i fundit rus pretendoi se ajo kishte vdekur në të vërtetë në vitet ’30, transmeton portali arbresh.info

Ata pretenduan se vajza e saj më pas mori identitetin e saj për të shmangur pagimin e taksës së trashëgimisë.

Megjithatë, një grup specialistësh francezë kanë diskredituar akuzat, duke deklaruar se mosha e saj është e mirë dokumentuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme