Franca ka nevojë për 130 mijë punëtorë për restorante dhe hotele

21:40 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

“Le të punësojmë emigrantë”. Ky është apeli i restoranteve dhe hotelierëve francezë, të cilët, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, i kërkojnë qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Edouard Philippe që të thjeshtojë procedurat për marrjen e lejes së punës për emigrantët e parregullt.

 

Sipas të dhënave nga Didier Chener, president i grupit kombëtar të hotelierëve dhe restoranteve të pavarur, ka 130,000 vende të lira pune në këtë sektor.

Negociatat janë duke u zhvilluar midis qeverisë dhe restoranteve për të lehtësuar rregullimin e emigrantëve.

Në Francë, punësimi i refugjatit apo azilkërkuesve është i mundur vetëm nëntë muaj pas kërkesës për mbrojtje. Përkundrazi, situata duket më e komplikuar për të ashtuquajturat emigrantë ekonomik, të cilët nuk lejohen të punojnë pa leje qëndrimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme