Google ADS

Franca i do xhihadistët e vdekur, jo të gjallë

17:46 | 18 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Franca mban numrin më të madh të shtetasve të saj që marrin pjesë në luftrat e huaja dhe që janë bashkuar me ISIS-in.

Besohet se rreth 1 mijë shtetas kanë udhëtuar për t’iu bashkuar grupit terrorist në Siri dhe Irak, transmeton portali arbresh.info

Pas mposhtjeses së ISIS-it në Raqqa, Franca nuk dëshiron që ata të kthehen.

“Ne jemi të angazhuar së bashku me aleatët tanë që të shkatërrojmë Shtetin Islamik dhe po bëjmë gjithçka për të arritur këtë qëllim”, tha Ministja e Mbrojtjes, Florence Parly, para  gazetarëve në fundjavë.

“Ajo që duam ne është që t’i shkojmë në fund kësaj lufte dhe natyrisht nëse ata vdesin në luftime, atëherë do të thosha që kjo edhe më mirë për ta”, shtoi ajo.

Franca konsideron se kthimi i tyre në vend do të sjellte trazira të reja, sikurse ato të vitit 2015, ku humben jetën 241 persona. Kjo gjendje për një kohë të gjatë ka shqetësuar qeverinë dhe zyrtarët e inteligjencës në Paris.

Përveç çështjeve të dukshme morale, një xhihadist i vdekur paraqet probleme më të vogla për autoritetet franceze dhe ato europiane.

Se pari ka probleme ligjore që idhen me një të burgosur të kthyer nga lufta e Irakut dhe e Sirisë.

Dilemat janë se me çfarë juridiksioni duhet të gjykohet ai? Dhe për cilat krime? Në Irak ata mund të përballen me dënimin me vdekje, veprim të cilin e kundërshton Bashkimi Europian, transmeton portali arbresh.info

Por edhe nëse ekstradohen, cilat janë provat që do të përdoreshin në Gjykatë?

Për më tepër, gjyqtarët dhe prokurorët kundër terrorizmit tashmë janë duke u përpjekut që të përballojnë numrin e madh të çështjeve që lidhen me ekstremizmin në të gjithë Europën.

Burgosja e një xhihadisti nuk shihet si zgjidhje, sepse autoritetet theksojnë se ata mund të radikalizojnë të burgosurit tjerë, që tashmë është duke u kthyer në problem për të Europën.

Përderisa militantët e ISIS-it po largohen nga Raqqa dhe po përballen me humbjen e “kalifatit”, pyetja me të cilën do merret qeveria franceze dhe qeveritë tjera perëndimore është se si do të përballojnë pengesat tjera.

Revista franceze “Paris Match” në një artikull të botuar në muajin qershor, ka cituar zyrtarë irakienë të cilët kanë theksuar se “do të bëjnë të pamundurën për “mbajtur” xhihadistët francezë në vend”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme