Franca i bën thirrje Trump që të mos ndërhyjë në punët e saj

11:20 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Louis Lauderian, i bëri thirrje Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme politike të Francës pasi komentoi mbi lëvizjen e “xhaketave të verdha”.

Lauderian gjithashtu e mohoi pohimin e Trump se “demonstruesit francezë nga xhaketat e verdha ishin duke kënduar në emër të tij: ‘Ne duam Trump’.” Lauderian i tha Trump me sarkazëm: “Për aq sa unë e di, demonstruesit nuk ishin duke kënduar në anglisht”, raporton Al-jazeera, përcjell arbresh.info

“Për të qenë i qartë në lidhje me këto akuza, pamjet video të cilat u shfaqën në mediat amerikane, ku dëgjojmë protestuesit duke thirrur Trump, janë fotografitë e marra në Londër, kur Presidenti Trump vizitoi Londrën muaj më parë “.

Trump ka tallur në mënyrë të përsëritur politikat e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, ku më e fundit ishte dje, ku ai konsideroi se demonstratat e “xhaketave të verdha” në Francë dëshmojnë dështimin e Marrëveshjes së Parisit mbi klimën.

“Dita dhe nata janë shumë të trishtuara në Paris,” shkroi Trump në Twitter pasi kryeqyteti francez dëshmoi përplasje të dhunshme midis xhaketave të verdhë dhe forcave të sigurisë.

“Ndoshta është koha t’i japim fund marrëveshjes absurde dhe shumë të shtrenjtë të Parisit dhe t’i kthejmë paratë njerëzve përmes shkurtimeve të taksave”, tha ai.

“Francezët nuk duan të paguajnë pare për vendet e botës së tretë që po udhëheqin sisteme të dyshimta për të mbrojtur mjedisin”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme