Franca i bëri thirrje Iranit që menjëherë të heq dorë nga të gjitha aktivitetet lidhur me raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
Reagimi i Parisit vijoi pasi Teherani njoftoi se gjatë javëve në vijim mund të dërgojë dy satelitë në orbitë.
“Franca rikujton se programi raketor iranian nuk është në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes von der Muhll.
Parisi i ka bërë thirrje Iranit që menjëherë të ndërpres të gjitha aktivitetet balistike lidhur me raketat e projektuara që bartin armë bërthamore, përfshirë testet që përdorin teknologji të raketave balistike.
Nga ana tjetër, Irani i bëri thirrje Francës që të evitojë të përsëris “pohimet e papërgjegjshme dhe të pasakta” për aktivitetet e Teheranit lidhur me raketat balistike.
“Programi raketor mbrojtës i Iranit që zhvillohet në Iran është e drejtë e natyrshme nacionale e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...