Parlamenti francez i ka bërë thirrje BE-së të njohë zyrtarisht grupin mercenar rus Wagner si terrorist, pasi Britania e Madhe thuhet se po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë.
Parlamenti i Francës miratoi njëzëri një rezolutë që synon të inkurajojë 27 anëtarët e BE-së për ta vendosur Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste.
“Kudo që shkojnë anëtarët e Wagner përhapin paqëndrueshmëri dhe dhunë”, tha deputeti Benjamin Haddad në parlament të martën.
“Ata vrasin dhe torturojnë. Ata masakrojnë dhe plaçkitin.”
Ai tha se ata nuk ishin mercenarë të thjeshtë të shtyrë nga “oreksi për para”, por ata “ndjekin një strategji të gjerë, nga Mali në Ukrainë, për të mbështetur politikat agresive të regjimit të Presidentit Vladimir Putin ndaj demokracive tona”./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...