Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i kanë mbështetur thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe kthimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Në një komunikatë të përbashkët për media të hënën, ata përkrahën përpjekjen më të re të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit për ndërmjetësimin e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tashmë dhjetëmujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Ndërmjetësit për muaj të tërë janë përpjekur t’i bindin palët të pajtohen për një plan me tri faza, sipas të cilit, Hamasi do t’i lironte pengjet e mbetura izraelite në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, si dhe të tërheqjes së Izraelit nga Gaza.
“Luftimet duhet të ndalen tani, dhe të gjitha pengjet që po mbahen ende nga Hamasi duhet të lirohen. Është nevojë urgjente për popullin e Gazës që ndihmat të durohen papenguar dhe menjëherë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata u nënshkrua nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe kryeministri britanik Keir Starmer.
Javën e kaluar, liderët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të takohen për bisedime më 15 gusht, qoftë në Katar apo Doha, për finalizimin e një marrëveshjeje.
Izraeli ka thënë se do t’i dërgojë negociatorët e vet për të marrë pjesë në atë takim.
Hamasi tha fillimisht se po e shqyrtonte ofertën, por tani ka lënë të kuptohet se mund të mos marrë pjesë nëse bisedimet nuk bazohen në planin e presidentit amerikan, Joe Biden.
Kohëve të fundit është rritur edhe rreziku për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, pas vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Faud Shukr, në Bejrut.
Hamasi e ka akuzuar Izraelit për vrasjen e Haniyehut. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as nuk e ka mohuar atë.
Irani dhe Hamasi janë zotuar se do të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut në Teheran.
Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.
Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.
Më shumë se 1.9 milion e popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh e Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./rel/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...