Google ADS

Franca fillon hetimet për përdhunim kundër dijetarit islamik

21:01 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Zyra e prokurorit të Parisit po heton akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale kundër dijetarit të shquar islamik, Taris Ramadan, i cili ka mohuar fuqishëm të akuzat.

Le Monde dhe Le Parisien kanë raportuar se një grua ka paraqitur një ankesë kundër dijetarit për përdhunim, transmeton portali arbresh.info

Sipas gazetave franceze ngjarja kishte ndodhur në vitin 2009.

Avokati i Ramadanit, Yassine Bouzrou, ka mohuar akuzat dhe thotë se klienti i tij po paditet për “akuza të rreme”.

Ramadani mëson studimet islame në Universitetin e Oksfordit dhe ka shkruar disa libra mbi Islamin dhe integrimin e myslimanëve në Europë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme