Franca ka kryer një fluturim nga Afganistani, duke evakuuar afër 330 persona nga shteti i kontrolluar nga talibanët, tha Ministria e Jashtme.
Autoritetet thanë se janë evakuar 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona.
Operacioni i evakuimit është lehtësuar nga Katari, që ndihmon ndërmjetësimin mes fuqive perëndimore dhe talibanëve në vitet e fundit.
Që prej 10 shtatorit, Franca ka evakuuar afër 400 afganë dhe 110 shtetas francezë nga Kabuli me ndihmën e Katarit, tha Ministria e Jashtme franceze.
Qytetarët afganë duke u larguar nga aerporti i Kabulit përmes një avioni të ushtrisë amerikane. 24 gusht 2021.
Franca dhe Katari kanë kryer një mision të përbashkët humanitar më 2 dhjetor për të dërguar pajisje mjekësore, ushqim dhe pajisje të tjera tek organizata ndërkombëtare që operojnë në Afganistan, tha Ministria.
Në Afganistan ka pasur zvogëlim të ndihmës ndërkombëtare që prej se talibanët morën kontrollin e shtetit në mesin e muajit gusht, duke e çuar shtetin drejt një krize të rëndë humanitare.
Agjencitë e ndihmës të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mbi gjysma e popullsisë së shtetit prej 38 milionë banorësh, mund të përballet me uri gjatë stinës së dimrit./rel/
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...