Policia franceze është në kërkim të një personi i cili e la bombën në një trotuar, të një rruge e cila është mjaftë e frekuentuar për shkak të tregtisë dhe dyqaneve të shumta, në qytetin e Lionit.
Bomba, kishte shpërthyer dhe kishte lënduar 13 persona, raporton Reuters.
90 policë hetimorë, të mbështetur nga 30 shkencëtarë dhe teknikë të policisë, janë në kërkim të një njeriu, i cili ishte parë në kamerat e sigurisë rreth orës 17:30, gjatë ditës së premte.
Personi shihet tek sa e lëshon një çantë, afër një furre. Çanta shpërtheu rreth një minutë pasi që ai e la.
Policia franceze ishin në gjendje që t’i ndiqnin lëvizjet e njeriut, i cili me sa duket është rreth të 30-tave. Por ende nuk e kanë identifikuar për shkak se ai kishte vendosur një kapele dhe syze dielli.
Hetimet po vazhdojnë, duke i ndjekur gjurmët e ADN-së dhe shenjat e gishtërinjve.
Duke u bazuar në rrethanat, rasti është duke u hetuar si sulm terrorist, i cili ndodhi në mes të ditës. Nga të lënduarit, është edhe një vajzë 10 vjeçare.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?