Google ADS

Franca e paralizuar nga greva, transporti në kaos

19:25 | 7 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Greva kundër reformës në pensione ka zhytur Francën në kaos. Transporti në qytetet kryesore të këtij shteti vijon të jetë i paralizuar, ndërsa zemërimi i qytetarëve sa vjen e shtohet.

Në ato pak linja funksionale të autobusëve, trenave dhe metrove është vënë re kaos total, teksa udhëtarët përpiqen që të shkojnë në punë, apo të kthehen në shtëpi. Ka nga ata që janë më pak përtacë dhe zgjidhjen e kanë gjetur duke pedaluar.

Dyqanet që shesin biçikleta dhe sistemet e marrjes me qira janë ndër bizneset që lulëzojnë momentalisht në Francë. Jean-Oliver Lassere, pronar dyqani biçikletash, thotë: “Çdo gjë varet sa do të zgjasë greva. Në vitin 1995 zgjati një muaj dhe në atë kohë shitja e biçkletave shpërtheu. Pra, nëse greva vazhdon në Francë, ne do të vazhdojmë të shesim shumë biçikleta”.

Megjithatë, nga ana tjetër, bizneset e tjera po e vuajnë shumë këtë periudhë kaosi. Francis Palombi, President i Konferedatës së Dyqaneve, tha: “2019 ishte një vit i vështirë për pronarët e dyqaneve. Ata janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe disa dyqane janë mbyllur për shkak të kësaj situate tragjike që mund të zgjatet apo përkeqësohet”.

Sindikatat për mbrojtjen e punëtorëve kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri për Krishtlindje. Kryeministri francez, Eduard Filip tha se qeveria e tij do të mbështesë planin e Presidentit Emmanuel Macron për unifikimin e sistemeve të pensionit, që kundërshtohet në masë pasi rrit moshën e daljes në pension dhe ul shpërblimin financiar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme