Franca e nderon mësuesin e vrarë me titullin më të lartë, “Legjion Nderi”
Mësuesi i vrarë afër Parisit të premten e kaluar për shfaqjen e karikaturave të profetit Muhamed para nxënësve është nderuar pas vdekjes me titullin më të lartë në Francë, “Legjion i Nderit”.
Më pas, një grup prej rreth 400 personash, përfshirë fëmijët, miqtë, të afërmit dhe ish-presidentë të Francës, e nderuan mësuesin e historisë gjatë një organizimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Gjatë fjalimit 15-minutës, Makroni tha se mësuesi Paty ishte një hero i heshtur. “Ai ishte viktimë e budallallëkut, e gënjeshtrave, e hutesës, e urrejtjes ndaj asaj që ne, në thelbin tonë më të thellë, jemi. Të premten, ai u bë fytyra e Republikës”, tha ai.
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë për liri dhe për arsyen që ti tash je bërë fytyra (e Francës), për shkak se ne ta kemi borxh këtë ty, për shkak se në Francë, zotëri, dritat nuk do të fiken”, vazhdoi presidenti francez.
Vrasja e mësuesit Paty e ka tronditur Francën dhe i ka nxitur autoritetet që të reagojnë ashpër kundër ekstremizmit. Policia i ka bastisur lokacionet e disa grupeve ekstremiste. Një xhami afër Parisit është mbyllur për gjashtë muaj./gazeta express/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...