Franca gjendet ushtarakisht në Irak dhe Siri dhe do të tërhiqet nga kjo e fundit kur të arrihet zgjidhje politike, tha ministri i Jashtëm i vendit, Jean-Yves Le Drian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për televizionin CNEWS, Le Drian tha se organizata terroriste DEASH ende vazhdon të jetë e pranishme në një pjesë të Sirisë dhe në Irak dhe se lufta kundër kësaj organizate nuk ka përfunduar.
Kryediplomati francez tha se synimi themelor i vendit të tij është lufta kundër DEASH-it.
Duke folur për edhe organizatën terroriste YPG/PKK, e cila në Siri përdor emrin SDF (Forcat Demokratike të Sirisë), Le Drian tha se “SDF është aleati më i madh” i Francës në Siri.
“Ata luftojnë në terren kundër DEASH-it. Vendimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga Siria është një vendim serioz, sepse e vë SDF-në në një pozitë shumë të vështirë. Andaj, ne duhet të garantojmë sigurinë e tyre së bashkë me aleatët tanë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh shefi i diplomacisë franceze.
Ai po ashtu paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të realizojë takime në Irak.
Le Drian tha se Rusia ka një përgjegjësi politike për shkak të mbështetjes që i ofron regjimit të Bashar al-Asadit dhe shtoi se për ndërtimin e paqes në Siri nevojitet zgjidhje politike dhe jo ushtarake.
“Gjendemi në Irak dhe në mënyrë modeste gjendemi edhe në Siri për të mbështetur amerikanët. Natyrisht, ne do të tërhiqemi (nga Siria) kur të arrihet zgjidhje politike”, theksoi ministri i Jashtëm francez.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...