Franca ka njoftuar se një grup nacionalist turk, i njohur si “Grey Wolves” (Ujqërit Gri), së shpejti do të shpallet organizatë e ndaluar në vend.
Siç raportojnë mediat lokale, para Komisionit të Ligjit të Asamblesë Kombëtare, ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, tha se Këshilli i Ministrave do ta marrë këtë vendim në mbledhjen e planifikuar për të mërkurën.
I njohur në turqisht si “Ülkü Ocakları”, në mediat franceze grupi shpesh referohet si Ujqërit Gri. Grupi bashkon shoqata të ndryshme lokale në të gjithë vendin për të promovuar gjuhën dhe kulturën turke, si dhe për të organizuar aktivitete sociale për të forcuar solidaritetin midis anëtarëve të komunitetit turk në Francë.
Në faqen e saj të internetit, grupi thotë se hedh poshtë çdo mënyrë ekstremizmi dhe promovon projekte sociale për integrimin e diasporës turke në shoqërinë franceze.
Javëve të fundit, anëtarët e grupit organizuan demonstrata paqësore në shenjë proteste ndaj sulmeve ushtarake të Armenisë kundër Azerbajxhanit dhe pushtimit të paligjshëm të Malësisë së Karabakut./tch/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?