Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar të “rrisë” mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron përsëriti “shqetësimin e tij të fortë” për pushtimin rus të Ukrainës dhe “situatën e padurueshme” në qytetin jugor të Mariupolit në telefonatë.
Perëndimi ka vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të agresionit, që filloi më 24 shkurt dhe sot ka hyrë në ditën e 66-të.
Ndihma ushtarake iu është ofruar gjithashtu Ukrainës nga NATO dhe aleatët e saj.
Ndryshe, Ukraina ka potencuar se deri më tani janë vrarë rreth 23,200 trupa ruse. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...