Baret dhe restaurantet në Francë nuk do të hapen, të paktën deri në mes të muajit shkurt, ka njoftuar qeveria.
Vendimi është marrë pasi rastet e reja me Covid-19 mbeten të larta, transmeton portal arbresh.info
Kryeministri Jean Castex, ka deklaruar se rastet e reja ditore janë trefishi i pragut që qeveria kishte vendosur për lehtësimin e mëtejshëm.
Ai mbrojti gjithashtu strategjinë e vaksinimit të shumë kritikuar në vend.
Vendet kulturore, duke përfshirë muzetë dhe kinematë, të cilat kishin për qëllim të rihapeshin para Krishtlindjeve, do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura.
Koronavirusi i llojit të ri tashmë paraqitet edhe në Francë
Qeveria do të mblidhet në 20 Janar për të vendosur nëse një rihapje në kohë për pushimet shkollore të shkurtit është e mundur.
Ora policore që fillon nga ora 20:00 dhe përfundon në 06:00 është zgjatur edhe për dy javë. Një shtetrrethim më i rreptë, duke filluar dy orë më parë, i vendosur në pjesë të mëdha të lindjes së Francës, mund të shtrihet në 10 departamente ose rajone të tjerë, gjithashtu në lindje, megjithatë pritet që qeveria të marrë vendimin.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Francë janë regjistruar 25,300 raste të reja me Covid-19, ndësa numri i të vdekurve në total ka shkuar në 66,565, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet kanë theksuar se 19 raste janë shfaqur me llojin e ri të koronavirusit, variantit britanik, i cili është 70 përqind më shpejt i transmetueshëm.
Castex tha se kufiri me Mbretërinë e Bashkuar do të mbetet i mbyllur “nën njoftim të mëtejshëm” për këdo që nuk mund të tregojë një test negativ.
Ai e përshkroi situatën aktuale si “të brishtë” me më shumë se 2,500 shtrime të reja në spital dhe mbi 200 pranime në njësitë e kujdesit intensiv çdo ditë./arbresh.info/
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...