Qeveria e Francës do të pezullojë rritjen e çmimit të karburanteve – plan që ka çuar në protesta të dhunshme – raportojnë mediat lokale.
Protestat, gjatë tri fundjavëve të kaluara, kanë përfshirë qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, bëri përpjekje për kompromis me protestuesit, por këta të fundit i anuluan bisedimet, duke thënë se kanë marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët në radhët e tyre.
Protestat e Lëvizjës Jelekët e Verdhë (Gilets Jaunes) janë shndërruar tashmë në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të qeverisë.
Lëvizja është rritur përmes mediave sociale dhe ka përkrahës në të gjithë spektrin politik.
Tre vetë kanë vdekur që nga fillimi i trazirave, ndërsa dhuna dhe vandalizmi janë dënuar gjerësisht.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zgjodh dy vjet më parë me zotimet për reforma gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit.
Macron i ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë për mbështjejn e Lëvizjes Jelekët e Verdhë, me synimin për të bllokuar reformat.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...