Franca dhe Spanja të vetmet në eurozonë me deficit mbi normat

17:45 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Komisioni Evropian rekomandoi sot daljen e Portugalisë nga procedura e deficitit të tepërt, ndërkohë që Franca dhe Spanja vazhdojnë të qëndrojnë.

Spanja dhe Franca e kishin deficitin publik në vitin 2016 dhe në 2017 mbi nivelin e tre për qind të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto), nivel i fiksuar nga rregullat evropiane, ndërkohë që Portugalia këto dy vite ka arritur ta ketë deficitin më të ulët, sipas llogarive të ekzekutivit evropian.

Për vitin 2018, Franca, nëse politika ekonomike e parashikuar deri tani nuk ndryshon, parashikohet të jetë i vetmi vend në eurozonë që të ketë një deficit publik mbi nivelin e tre për qind të PBB-së (3,2 për qind), ndërkohë që Spanja pritet të zbresë në 2,6 për qind, pra të kalojë nën limitin e parashikuar nga rregullat buxhetore evropiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme