Franca do të ndalojë të gjitha shitjet e armëve në Turqi, të cilat mund të përdoren nga Ankaraja për sulme ndaj milicisë kurde në Siri, ka deklaruar ministria e jashtme dhe ajo e mbrojtjes në Francë.
Një deklaratë të ngjajshme ka lëshuar edhe Gjermania pak para se ta lëshonte Franca, transmeton portali arbresh.info
“Në pritje të përfundimit të kësaj ofensivë, Franca ka vendosur të pezullojë të gjitha planet për eksportimin e armëve që mund të përdoren në Turqi”, thuhet në deklaratën e të dy ministrive.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas dhënies së deklaratës.
Pezullimi i shitjeve të armëve vjen kur ministrat e BE përgatiten të takohen në Luksemburg javën e ardhshme për të planifikuar një përgjigje ndaj ofensivës turke në Siri.
Hollanda dhe Norvegjia gjithashtu kanë ngrirë shitjet e armëve të tyre në Turqi.
Ofensiva e Ankarasë, e nisur pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria Veriore, është dënuar nga udhëheqësit në perëndim. Megjithëse Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për “braktisjen” e aleatëve kurdë të Uashingtonit në rajon, Trump ka kërcënuar të ndëshkojë Turqinë me sanksione ekonomike, nëse ushtria e saj vazhdon sulmet.
Në anën tjetër, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk e ka në plan të ndalojë ofensivën deri në krijimin e një ‘zone të sigurtë pa terroristë’./arbresh.info/
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...