Franca dhe Gjermania e kanë publikuar planin për një kontratë me vlerë prej 65 milionë eurosh, e cila do të financohet në mënyrë të barabartë nga të dyja shtetet dhe që ka për qëllim zhvillimin e programit të përbashkët për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të aeroplanëve luftarakë.
Sipas një burimi, kompanitë “Dassault Aviation” dhe “Airbus” do ta fillojnë punën për konceptin e këtij programi menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Ato do t’i ndërtojnë aeroplanët luftarakë që pritet t’i zëvendësojnë aeroplanët “Rafale” të Francës dhe “Eurofighters” të Gjermanisë në vitin 2024.
Pritet që qeveritë e Francës dhe Italisë do t’i shpërblejnë kompanitë për kontratat shtesë për avancim të teknologjisë së aeroplanëve, ndërsa disa fluturime testuese pritet të kryhen gjatë këtij viti. Presidenti francez dhe kancelarja gjermane e kishin publikuar për herë të parë këtë plan në korrik të vitit 2017.
Pas gati dy vjetëve të punës përgatitore të kompanive, marrëveshja e nënshkruar sot do ta hapë rrugën për fillimin e zbatimit të programit. Kontratat aktuale kanë afat dyvjeçar. Raportohet se aeroplanët luftarakë të Francës dhe Gjermanisë do ta përdorin motorin e njëjtë, të prodhuar nga dy kompanitë e kotraktuara, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...