Franca dëshiron që Ukraina të marrë sërish kontrollin e Krimesë si pjesë e një fitoreje ushtarake kundër Rusisë, sipas një burimi diplomatik francez. Vërejtjet erdhën ndërsa krerët francezë, gjermanë dhe italianë vizituan Kievin, sipas CNN.
“Ne dëshirojmë rivendosjen e integritetit territorial në të gjitha territoret e pushtuara nga rusët, përfshirë Krimenë”, tha zyrtari francez, duke iu referuar gadishullit të Detit të Zi që Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014.
Pasi të përfundojë lufta, do të jenë të nevojshme bisedimet për të përcaktuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe marrëdhëniet midis Ukrainës dhe NATO-s, tha burimi diplomatik, në mënyrë që “të dimë se si të rivendosim një paqe të qëndrueshme”.
“Ajo që është në rrezik është siguria e të gjithëve ne”, thanë ata.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën në Kiev të enjten./abcnews.al/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...