Franca ka dënuar vendimin e Donald Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe është zotuar të sigurojë se marrëveshja e 2015-ës nuk ka vdekur.
Ministri francez i Financave Buno Le Maire tha se Trump kishte bërë një gabim dhe që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të konsiderojnë veten si “policë ekonomikë” të botës, pasi Amerika rivendosi sanksionet financiare kundër Iranit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti francez Emmanuel Macron, së bashku me Britaninë e Gjermanin kanë shprehur keqardhjen për vendimin e Trumpit dhe kanë konfirmuar përkushtimin ndaj marrëveshjes, fjalë të cilat janë përsëritur edhe nga Kina e Rusia.
Zyrtarët evropianë do të bëjnë gjithçka të mundshme për të mbrojtur interesat e kompanive që punojnë në Iran, të cilat tani mund të ekspozohen ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve kundër vendit, tha një zyrtar në presidencën franceze.
“Marrëveshja nuk ka vdekur. Ka një tërheqje të amerikanëve nga marrëveshja, por ajo ekziston ende”, tha ministri i jashtëm francez Jaan-Yves Le Drian.
Le Drian tha se Franca, si të tjerët ishte shumë e vetëdijshme se kishte shqetësime për çështje të tjera përveç aftësive bërthamore, dmth tema të tilla si programi i armëve balistike të Iranit, por shtoi se ato gjithashtu mund të adresohen pa braktisjen e marrëveshjes bërthamore./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?