Franca ka dënuar sulmin e lidhur me organizatën terroriste PKK të kryer në natën e 12 majit ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës thuhet: “Dënojmë fuqishëm sulmin e kryer në natën e 11 majit që lidhet me datën 12 maj të ndërmarrë ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në rajonin Boulogne-Billancourt”.
Pas sulmit Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë së Francës, kaluan në kontakt menjëherë në mënyrë të shpejtë, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se qeveria franceze vazhdon të ndjekë me një vëmendje të madhe situatën.
“Franca i kushton rëndësi rezidencave diplomatike”, thuhet në deklaratën ku ndahet informacioni se Ambasada e Turqisë në Paris dhe banesa e ambasadorit përfitojnë nga masat e veçanta të mbrojtjes.
– Ngjarja
Persona ende të paidentifikuar rreth orës 02:30 sipas kohës lokale në natën e 12 majit sulmuan me lëndë shpërthyese të llojit fishekzjarr Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Paris.
Në sulm u dëmtuan dritarja dhe muri i pjesës së jashtme në ndërtesën e konsullatës ndërsa autoritetet franceze filluan një hetim lidhur me sulmin. Më pas hetimin e mori Njësia Kundër Terrorizmit pranë policisë gjyqësore.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...