Një gjykatë në Paris ka dënuar një francez me 30 vjet burgim për krimet e kryera në Siri në vitet 2013-2015, pasi i njëjti ka qenë pjesëtar i grupit militant, Shteti Islamik (IS) (ISIS).
Tyler Vilus, 30-vjeçar, i konvertuar në fenë islame, u gjet fajtor për bashkëngjitje me grupin militant Shteti Islamik (IS) dhe për akuza për vrasje.
Hetuesit besojnë se Vilus ka qenë pjesë e Al-Muhajireen, një grup i luftëtarëve të huaj, kryesisht nga Kaukazi i Veriut dhe nga vendet e Azisë Qendrore, që janë përgjegjës për tortura dhe ekzekutime të kryera në Siri. Më 2015, ky grup ishte larguar nga IS-i dhe i ishte bashkuar Frontit Al-Nusra, grup i lidhur me Al-Kaidën.
Prokurorët e kanë akuzuar Vilus për mbikëqyrjen e ekzekutimeve, teksa ka qenë një prej figurave kyçe të IS-it.
Në një video propaganduese të publikuar nga IS-i më 2015, Vilus shihet teksa qëndron rreth dy metra larg disa të burgosurve, të cilët më pas janë ekzekutuar.
Vilus pretendon se në kishte qenë duke kaluar në atë zonë, kur është xhiruar kjo video. Por, prokurorët besojë se Vilus – që u arrestua më 2015 në Turqi, teksa ishte nisur për në Pragë – dëshironte të kthehej në Francë për të kryer sulme terroriste.
Vilus ka pranuar se ka pasur kontakt me Abdelhamid Abaaoud, i cili dyshohet se është ideatori i sulmeve terroriste në Paris në nëntorin e vitit 2015, ku u vranë 130 persona.
Prokurorët kishin kërkuar dënim me vdekje për Vilus, por gjykatësi tha se do t’i japë një dënim më të lehtë, që të ketë shpresë se ai mund të “përmirësohet”.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë