Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vjet burgim, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Gjykata penale e Francës e cilësoi shqiptarin si një nga ingranazhet kryesore të trafikut të heroinës. Medie franceze shkruan se shqiptari u kap në mars me gati 1.9 kilogramë heroinë me vete dhe me letra false italiane, ndërsa sekuestroi 12 kg drogë në total.
Në 2019-ën 37-vjeçari u dëbuan në Shqipëri, pasi kishte dalë nga burgu. Megjithatë ai u rikthye sërish në Francës edhe pse nuk lejohej të hynte në këtë vend.
Shqiptari u fut në territorin francez me letra false italiane, lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze.
Ai u arrestua të enjten e kaluar në parkingun e banesës së tij, teksa do të bënte një prej dërgesave me heroinë.
Pasi u ndalua ai u gjet me letra false italiane, ndërsa sot ka dalë para gjykatës duke u dënuar me 6 vite burg.
Autoritetet franceze dyshojnë se me 37-vjeçarin ka bashkëpunuar dje një tjetër shtetas shqiptar, i cili i ka shpëtuar policisë franceze, pasi mendohet se është larguar në Shqipëri.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...