Parlamenti francez ka miratuar një projektligj që i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore dhe masave të lidhura me Covid-19 që hyn në fuqi nga sot, 1 gusht, por duke lejuar kthimin e testeve negative të Covid në kufij në raste të caktuara.
Projektligji zëvendëson gjendjen e urgjencës shëndetësore, e prezantuar në mars 2020, e cila përfshinte masa të jashtëzakonshme Covid-19 si bllokimi, shtetrrethimi, detyrimi për të veshur maska për fytyrën dhe mbajtja e një leje shëndetësore.
Por qytetarët janë ndarë në dy për këtë vendim:
“Për mua është shumë herët sepse ka ende raste infektimi dhe edhe fakti i heqjes së maskave në transportin publik, më duket paksa i rrezikshëm”.
“Liri! është e mrekullueshme, Unë mendoj se ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin dhe të mbrohemi, duhet të imunizojmë veten kolektivisht sepse ka vazhduar për një kohë të gjatë”, tha Mauren.
Megjithatë, projektligji ka një dispozitë që lejon qeverinë tju kërkojë udhëtarëve të paraqesin një test negativ Covid për të hyrë në Francë nga jashtë ose nga territoret franceze jashtë shtetit, nëse e kërkon situata shëndetësore.
Masa më e diskutueshme në projektligj ishte rimarrja në detyrë e punonjësve shëndetësorë të cilët u pezulluan pasi nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19./tch/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...