Google ADS

Franca arreston një zyrtar për spiunazh tek Koreja e Veriut

09:05 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shërbimet franceze të sigurisë kanë arrestuar këtë javë Benoit Quennedey, një zyrtar nga dhoma e lartë e Senatit i cili drejton Shoqatën e Miqësisë Franko-Koreane, sipas mediave.

Quennedey është nën hetime për dyshimet e “mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve tek forcat e huaja që kishin për qëllimi dëmtimin e interesave bazë të kombit”, tha një burim nga gjyqësori për AFP, transmeton portali arbresh.info.

Burimet gjyqësore thanë që agjencia vendase e inteligjencës beson që ai i ka dorëzuar Koresë së Veriut informacione sensitive.

Media franceze e ka përshkruar Quennedey si një aktivist të Partisë Radikale të së Majtës.

Ai ka shkruar disa libra për Korenë e Veriut dhe rregullisht paraqitet në transmetuesin rus RT France si një “ekspert i çështjeve ndërkombëtare”.

https://twitter.com/RomainCaillet/status/1067178154878517248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dw.com%2Fen%2Ffrance-arrests-official-turned-spy-for-north-korea-reports%2Fa-46463872

Gjatë shfaqjeve të tij në RT, ai ka lavdëruar marrëdhëniet shkrirëse në gadishullin Korean. Gazetari francez Romain Caillet publikoi një fotografi të Quennedey gjatë një interviste në RT.

Në një kapacitet zyrtar, ai shërben si administrator i lartë në departamentin e Senatit për arkitekturë, trashëgimi dhe kopshte. Burimet thanë se zyra e Senatit ishte bastisur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme