Republika e Çekisë dhe Polonia kanë ndërmarrë veprime të bashkërenduara më 3 tetor për rritjen e kontrolleve përgjatë kufijve të tyre me Sllovakinë, për ta frenuar emigrimin e jashtëligjshëm dhe kontrabandën.
Austria i ndoqi hapat e tyre pak më vonë.
Kontrollet, të cilat e kanë zemëruar Sllovakinë, filluan sot dhe do të zgjasin 10 ditë.
Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë qenë aleatë në kundërshtimin e planeve të Bashkimit Evropian për emigrimin, siç janë kuotat, në të kaluarën. Por, duke qenë se të gjitha këto vende janë në Zonën Shengen të BE-së për lëvizjen e lirë pa viza, kontrollet e shtuara gjatë kohëve të fluksit të ngritur të emigrantëve, kanë shkaktuar ndarje politike dhe tregtare.
Polonia i shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, për shkak të emigrantëve
Emigrimi i jashtëligjshëm ishte temë kyçe në zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Sllovaki, dhe do të jetë në zgjedhjet e Polonisë në fund të këtij muaji.
“Këto masa janë të nevojshme për luftë efektive kundër grupeve të trafikuesve dhe emigrimit të jashtëligjshëm”, tha ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, dje në X, ish-rrjetin social të njohur më parë si Twitter.
Të martën më vonë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha se Vjena do të bëjë kontrolle të njëjta në kufirin e saj me Sllovakinë.
Qeveria sllovake tha se do të reagojë ndaj vendimeve të Çekisë dhe Polonisë të mërkurën. Kryeministri në detyrë i Sllovakisë, Ludovit Odor, tha se kjo çështje duhet të rregullohet “në mënyrë evropiane”.
Sllovakia është përballur me një numër në rritje të emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët kalojnë përmes saj në Gjermani dhe në Evropën perëndimore. Emigrantët, kryesisht djem të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë ardhur kryesisht përmes të ashtuquajturës rruga ballkanike, përmes Hungarisë nga Serbia./REL
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...